Politikë
1 vit heshtje, çfarë do të tregojë sot Saimir Tahiri?

Ish-ministri Saimir Tahiri, duket se pas një viti do të thyej heshtjen e tij.
Në një postim në “Facebook”, ish-ministri Tahiri ka bërë të ditur se në orën 11:00 do të nxjerrë fakte në lidhje me akuzat e bëra ndaj tij për hetimin në lidhje me çështjen “Habilajve”.
Reklamë
“1 vit heshtje, sot kam disa gjera per te thene! Shihemi ne 11.oo, live ketu”
Ish-ministri Saimir Tahiri, para tre ditësh u paraqit në prokurori ku dorëzoi prova të reja që kishin të bënin me hetimin ndaj tij.
Duke mos dhënë detaje se çfarë provash dorëzoi, Tahiri tha para mediave se shumë shpejt do të flasë.
Ndërkohë mbetet për tu parë se çfarë do të thotë në orën 11 ish-ministri Saimir Tahiri.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




