Subscribe

Partia Demokratike përmes një shkrese ka vendosur zyrtarisht në dijeni Policinë e Tiranës për protestën e 11 shkurtit  e cila  do te nise ne oren 12. Opozita shton se në këtë tubim pritet të jenë afro 100 mijë qytetarë në mbështjete të kauzave të tyre.Protesta do të drejtohet nga partia demokratike por e mbështetur edhe nga partitë e tjera opozitare.

Grumbullimet pritt te nisin në selinë blu në sheshin Nënë Terezia dhe në Sheshin Skenderbej. Më pas protetuesit do të lëvizin drejt Bulevardit Dëshmorët e Kombit për tu ndaluar përpara kryeministrisë.Pikërisht përpara godinës së ekzekutivit do të vendoset dhe foltorja ku do të flasin përfaqësues e opozitës, por edhe të shoqërisë civile.

Nga ana tjetër, policia e Tiranës ka hartuar planin e masave. Vizion Plus mëson se në gadishmëri do të jenë të 6 komisariatet e Tiranës me rreth 700 efektivë të angazhuar. Për më tepër do të ketë edhe mbështetje nga Drejtoria e Përgjithshme ku numri total i unifromave blu në terren do të shkoje ne afro 1000. Akset rrugore që nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit, Sheshi Nënë Tereza, Sheshi Skenderbej, Bulevardi Dëshmorët e Kombit si dhe segmentet që  te cojne drejt institucioneve kryesore do të bllokohen.

Por në gadishmëri do te jene gjithashtu edhe Forcat RENEA apo ato të nderhyrjes se shpejte do të qëndrojnë në prapavijë të pajisur me mjetet e rënda dhe gazin lotësjellës. ata do të pozicionohen pas godinës së Kryeministrisë. Specialet mund te ndërhyjnë vëtëm nese protestuesit do të përplasen me forcat e rendit, ose do të tentojnë të futen në institucione. Igjithe intinerari i tubimit do te monitorohet edhe nga ajri me dronë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *