E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

1 metër e gjysmë ujë në Venecia, situatë e rëndë në qytet/ VIDEO

Rikthehen përmbytjet në Venecia.

 

Në orët e fundit niveli i ujit në qytet ka shkuar në një maksimum prej 138 centimetra.

 

Reklamë

Sistemi i mbrojtes I barrierave “Mose” nuk u aktivizua dhe për pasojë një pjesë e qytetit u përmbyt.

 

Gjatë baticës, alarmi u ngrit nga Prokurori i Bazilikës së San Marco: “Situata e tmerrshme”.

 

Të hënën, Qendra Tide kishte lëshuar një parashikim përe një nivel uji që mund të shkonte deri në 125 centimetra, por pavarësisht kësaj nuk ishte filluar procedura për aktivizimin e barrierave mbrojtesë.

 

Një procedure që në fakt duhet të nisë 48 orë përpara varësisht nga parashikimet por që këtë herë nuk ka funksionuar.

 

Përmbytjet ne qytet kanë paralizuar jetën në Venecia, sidomos turizmin që mban gjallë këtë zonë.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë