E premte, 2 Tetor 2026 Film TV deri në 00:31 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

1.8 ton marijuanë në furgonët me targa shqiptare në Turqi/ VIDEO

1.8 ton marijuanë është kapur në Turqi pas një superoperacioni të ndërmarrë nga uniformat blu turke.

 

Reklamë

Sipas mediave turke, marijuana po transportohej me dy furgonë me targa shqiptare. Gjatë operacionit janë ndaluar 9 persona, mes të cilëve dhe dy shtetas të huaj por që nuk thuhet se nga cili vend janë.

 

Hetimet ndaj këtij grupi kriminal kishin nisur prej gjashtë muajsh.

 

Lënda narkotike, sipas mediave turke, ishte fshehur mes materialeve të tekstileve në furgonat që vinin nga Shqipëria.

 

https://youtu.be/k9CIghERlp0

Vazhdo të lexosh

Reklamë