Shorti I hedhur në Nyon ka sjell duele shumë interesante ne 1/8 e Uefa Champions League.

 

Spikat më së shumti dueli historic mes Bayern Mynih dhe Liverpool, dy ekipe që në total e kanë fituar këtë trofe 10 herë.

 

Po kaq e fortë edhe sfida mes Atletico Madrid ( në stadiumin e së cilës do yë luhet finalja)  dhe Juventusit që shihet si favorit në këtë edicion.

 

Shumë interesante edhe sfida tjeter mes PSg dhe Manchester United.

Ndërkohe Tottenham do të ketë përballë Gjermanët e Borusia Dortmund.

 

Dy ekipet big të futbolllit spanjoll kanë dalë të kënaqura nga shorti.

 

Barcelona ka evituar kundërshtarë shumë të fortë dhe do të ketë punë në 1/8 me francezet e Olimpik Lion.

 

Ndërsa kampionet në fuqi të Real Madrid do tëp resin Ajaksin e talenteve.

 

Short shumë I mirë edhe për Manchester City që do të luajë kundër Schalke 04.

 

Edhe italianet e Romës kanë dalë të kënaqur nga shorti pasi do të ndeshen me Porton.

 

Ndeshjet e para do të luhen me 12-13, 19 dhe 20 shkurt ndërsa të kthimit dy javë më vonë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *