Prokuroria, një vit pas kapjes së 1.3 ton kanabis në Kavajë, ka dërguar për gjykim procedimin penal 5 personave, të cilët akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike.

 

Sipas Prokuroria së Krime të Rënda për gjykim janë shtetasit, Joni Sadikaj, Kejvi Hajdari, Nertil Shehu, Roland Hysenbelliu dhe Skerdi Sina, të cilët akuzohen për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

 

Ndërkohë në përfundim të hetimeve, organi i akuzës ka arritur në konkluzionin se të dyshuarit, kanë kryer të gjitha veprimet për trafikimin drejt Italisë, nëpërmjet detit të lëndës narkotike në sasinë prej 1359.1 kg. Ka qenë ndërhyrja e policisë së kavajës që e ka penguar një gjë të tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *