1.2 tonë kanabis dhe ekstazi të bllokuara në Turqi, kapen dy shqiptarë

Policia turke ka realizuar tre operacione të medha antidroge ku janë sekuestruar rreth 1,2 ton kanabis dhe qindra pilula ekstazie.
Llojet e ndryshme të drogës të cilat në treg kapnin vlerën 50 milion euro transportoheshin nga Holanda në Shqipëri e më pas destinacion Turqinë.
Interesant fakti që sasia e kanabisit ishte fshehur në mjetet që transportonin ushqim për kafshët.
Për këtë linjë të trafikut të drogës aujtoritetet turke bëjnë të ditur se janë arrestuar edhe dy shtetas shqiptarë nga 7 persona ne total qe qendrojne aktualisht ne burg.
Madje njeri nga shqiptaret e kapur ishte shofer i maunes.
Janë publikuar vetëm inicialet e personave te arrestuar, konkretisht S.A. 25vjeç dhe S.D 34 vjec. si dhe te tjeret E.H. (43), G.A. (34), S.G. (32), M.E. (39) dhe S.S.Ç. (37).





