E hënë, 21 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

1.2 milionë maska kundër koronavirusit, asnjë pacient në Shqipëri

1.2 milion maska do të shpërndahen në të gjitha strukturat spitalore në rang vendi për shkak rritjes së numrit të kërkesave nga bluzat e  bardha në këtë periudhë ku gripi paraqitet në intensitet të lartë dhe paniku nga koronavirusi është i pranishëm.

Nje gje te tillle e konfirmoi Ministrja Manastirliu ne mbledhjen e task-forcës për koronavirusin.

Ajo konfirmoi se në Shqiperi ende nuk ka një rast me virusin COVID-19 ndërsa 19 pacientet e dyshuar të cileve iu është bërë analizat ne laboratorin e virologjise kanë rezultuar negative.

Në rast konstatimi të një pacienti të prekur me koronavirus,  në spitalin infektiv janë shtuar dhomat e  izolimit dhe i gjithë personeli është në alert.

Reklamë

Ministrja deklaroi se strukturat e emergjencës civile janë të gjitha në gatishmëri për cdo situatë.

 

Instituti i Shëndetit Publik vijon trajnimin e mbi 800 bluzave të bardha si dhe furnizimin me reagentë,  kjo për të përballuar cdo situatë emergjente që mund të shfaqet.

Taska forca konfirmoi nisjen e seancave informuese në institucionet arsimore për mësuesit dhe nxënësit në lidhje me koronavirusin dhe masat mbrojtëse sidomos në aspektin e higjenës.

Më shumë video

Reklamë