Kryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Milva Ekonomi sqaroi se fondi prej 1.2 miliardë lekësh për të rimbursuar kurimin e të sëmurëve me Covid, parashikohet vetem për të sëmurët që infektohen nga janari i vitit 2021 deri në 31 dhjetor.

Në një lidhje direkte për edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Ekonomi tha se fondi për blerjen e vaksinës do të jetë më vete.

“Ky fond ka të bëjë me datën 1 janar 2021 deri në 31 dhjetor 2021. Për këtë vit, qeveria po shikon angazhimin e burimeve të tjera që janë të lidhura me buxhetin e vitit 2020. Skema e rimbursimit është një skemë që aktualisht ekziston. Shkon nëpërmjet fondit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor. Ky fond ka detyrën për të paguar barnat e rimbursueshme. Në këtë rast, skema do të jetë njësoj, do të kalojë nëpërmjet fondit. Numri përllogaritet mbi bazën e shifrave që kanë ardhur dhe në përllogaritjet që ka Shqipëria për të përballuar me faza pandeminë. Ne kemi dhënë një kontribut për marrjen e vaksinës dhe ka një përllogaritje se si do të shpëndahet kjo. Skema e rimbusimit është një skemë që aktualisht ekziston. Shkon nëpërmjet fondit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor. Ky fond ka detyrën për të paguar barnat e rimbursueshme. Në këtë rast, skema do të jetë njësoj, do të kalojë nëpërmjet fondit. Ky është fondi vetëm për barnat e rimbursueshme. Vaksina ka një fond më vete. Vaksina paguhet me dy tranzhe. Në tranzhin e vitit 2020, dhe 2021 që është pagesa tjetër. Kjo shtesë është shtesë e re në buxhetin e shtetit. Vijnë së bashku me shtesën për fondin e pagave dhe ndihmën ekonomike dhe pagesën e papunësise. Po kërkohet që ndihma ekonomike dhe pagesa e papunësisë të jenë të dyfishuara në vlerë.”

Sa i përket fondit për pagesat e naftëtarëve, Mila Ekonomi e konsideroi historike marrëveshjen e arritur këtë të premte mes kryeministrit Edi Rama dhe naftëtarvë të Ballshit.

“Është ngjarje historike e vitit. Kryeministri foli me naftëtarët dhe ra dakord që qeveria do të paguajë për 1 vit pagën e 850 naftëtarëve që është e barabartë me 400 mije lekë të vjetra.”

Po ashtu, në buxhet u përfshi edhe një fond prej 1 miliard lekësh për të mbështetur familjet në nevojë, i cili parashikon që për vitin e ardhshëmm ndihma ekonomike për familjet të dyfishohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *