Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u shpreh të enjten se vendimi i Qeverisë për rritjen e pagave të punonjësve të policisë është mëse e merituar dhe Policia e Shtetit do e rikëmbejë me punë në shërbim të qytetarëve.

 

I pranishëm në një takim me punonjësit e policisë, ministri Tahiri njoftoi mbi rritjen e pagës në masën 10 deri në 50 përqind.

 

“Këtë vit që nga 1 marsi ka filluar rritja e pagave për të gjithë punonjësit e policisë, për të 11 mijë punonjësit e policisë si kurrë më parë. Ju kujtoj se rritja e fundit e pagave para se ne të merrnim detyrën ishte në vitin 2003″, tha Tahiri, ndërsa shtoi se, për punonjësit e rolit bazë, ata që janë në terren, e kanë detyrën më të vështirë, që përballen me krimin, rritja e pagës në total shkon deri në 50%.

 

“Kjo është rritja më e madhe e pagave që ka ndodhur ndonjëherë në policinë e shtetit. Është vlerësimi ynë më i madh për ata që punojnë ndershmërisht. Kjo është mirënjohja jonë më e madhe për ta bërë Shqipërinë më të drejtë e më të sigurtë”, tha ministri Tahiri.

 

Policia e Shtetit, tha ai, do e rikëmbejë me shërbime ndaj qytetarëve, ndaj atyre që kanë më shumë nevojë, ndaj atyre që janë më në nevojë për ti mbrojtur e shërbyer .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *