Subscribe

Propozimi për pasaportën e vaksinimit tashmë është zyrtar. Komisioni Europian ka miratuar vendimin dhe pritet që në fillim të muajit qershor, dokumenti të jetë funksional për të gjitha shtetet anëtare të BE si dhe dhe shtetet e zonës Shengen. Presidentja Ursula Fon Der Lajen theksoi se ky proces do të jetë në funksion të lëvizjes së lirë dhe të sigurt për aq kohë sa do të ketë pandemi.

 

URSULA VON DER LEYEN

PRESIDENTE E KE

 

“Certifikata e gjelbër digjitale do të tregojë nëse personi është vaksinuar, zotëron një test negativ ndaj covid 19, apo është shëruar nga sëmundja dhe ka antitrupa. Këto të dhëna do të njihen në të gjitha shtetet anëtare me synimin që të ndihmojmë  rikthiminn e lirisë së lëvzijes në mënyrë të sigurt dhe të përgjegjëshme.”

 

Pasaporta do të përfshijë edhe të dhënat për datën e vaksinimit apo testimit, emrin e institucionit që e ka bërë testin apo vaksinimin, emrin e vaksinës dhe afatin e vërtetimit.

 

Por organizata botërore e shëndetësisë është kundër këtij vendimi me argumentin se i hap rrugë diskriminimit.

 

MIKE RYAN

SHEF EKZEKUTIV PER EMERGJENCAT SHENDETESORE

 

“Duhet të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm sepse për momentin kemi të bëjmë më një situatë tërësisht të paqëndrueshme dhe të pabarabartë në të gjithë botën, sa i përket vaksinimit. Ka shumë të bëjë vendi ku jeton, niveli i mirëqënies apo niveli i ndikimit që shtete të caktuara kanë në tregun botëror.”

 

Për momentin, pasaportat që do të vlejnë në tërë territorin e BE-së, duhet të vërtetojnë se personi është vaksinuar me njërën prej vaksinave, të cilat janë miratuar për përdorim në tregun e BE-së. Kjo çështje është parashtruar si problem për shkak se disa shtete të bllokut kanë nisur të vaksinojnë qytetarët e tyre edhe me vaksina nga Rusia dhe Kina, të cilat ende nuk janë miratuar nga Agjencia euriopiane e barnave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *