Subscribe

Bashkimi Demokratik për Integrim ne mbledhjen e kryesisë ka zyrtarizuar emrat e ministrave të tij në kabinetin qeveritar. Forca politike e drejtuar nga Ali Ahmeti do te ketë dy zv.kryeministra në qeverinë e Zoran Zaevit.

 

Hazbi Liken per sistemin politik dhe marrëdhëniet midis komuniteteve dhe Bujar Osmanin per eurointegrimet. Ministër i drejtësisë do te jete Bilen Saliu, i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i ekologjisë Sadulla Duraku dhe ministër pa portofol Ramiz Merko. Megjithatë polemikat nuk kanë munguar, pasi disa analistë vendas thonë se, pjesa më e madhe e emrave të propozuar kanë shërbyer në qeveritë e mëparshme me Nikola Gruevskin.

 

Lëvizja BESA zyrtarisht do te mbetet ne opozitë, pasi nuk ka mundur te gjeje nje marrëveshje me Zoran Zaev per te qene pjese e qeverise. Ky i fundit ka deklaruar se kete te diele pas mbledhjes se këshillit drejtues te LSDM do te publikohet përbërja e qeverise. Dy poste ministrore i jane ofruar edhe Ziadin Seles, Ministria e Shendetesise dhe Ministria e Pushtetit Lokal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *