Taulant Balla zhvilloi një takim me Josip Juratovic (SPD) Kryetar i Komisionit Parlamentar për Evropën Juglindore në Bundestag.

Kryetari i Grupit Socialist vlerësoi pozicionin zyrtar të Qeverisë gjermane të bërë publik përmes Ministrit për Europen Michael Roth në mbeshtetje të fillimit të bisedimeve.

Balla e informoi kolegun gjerman se praktikisht/teknikisht negociatat janë hapur sa kohë kemi startuar prej shtatorit 2018 procesin “screening”.

Sipas njoftimit të sjellë nga zyra e shtypit e PS, thuhet se Juratovic pohoi se ishte takuar me eurokomisionerin Hahn ku kishin ndarë bindjen se Shqiperia meriton nisjen e bisedimeve për anëtarësim.

 

” Para disa ditësh pata një takim me Komisionerin për Zgjerim Johanes Hahn dhe bashkë-ndava me të bindjen se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritojnë fillimin e bisedimeve për anëtarësim. Qasja jonë ndaj këtyre dy vendeve është një test i kredibilitetit të BE. Për mua, anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE nuk është zgjerim, por plotesim i hartës se BE.

 

Ndërkohe sa I takon zhvillimeve politike në Shqiperi, përfaqësuesi I lartë I Bundestagut është shprehur kështu në takimin me Ballën:

 

“I kam ndjekur me vëmendje zhvillimet politike në Shqiperi dhe dua ta them shumë qartë se bojkoti i parlamentit është kundër parimeve të demokracisë. Lufta politike duhet të zhvillohet vetëm në Parlament. Une jam i krishterë dhe për mua respekti ndaj Parlamentit është po aq i shenjtë sa respekti ndaj Kishës. Ata që bëjnë këto veprime dhe protesta të dhunshme nuk e duan Shqipërinë në BE. E kam thënë edhe për raste të ngjashme në vende te tjera të Ballkanit, një parti mund të jetë kundër partisë që është në Qeveri, por nuk mund të jetë kundër interesit të vet kombëtar“.

 

Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla i shoqëruar nga deputeti Ervin Bushati, nisën këtë të martë takimet në Parlamentin Gjerman dhe me perfaqësues të Qeverisë gjermane.

Fillimisht  ata janë takuar me Grupin e CDU/CDU,  konkretisht me deputetët Mark Hauptmann, Axel Müller, Nikolas Löbel, Joachim Pfeiffer.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *