Ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj priti nënsekretarin e përhershëm dhe drejtorin e shërbimit diplomatik të Ministrisë së Jashtme britanike Simon Mcdonald. Gjate takimit ministrit Xhafaj iu dorëzua një letër e autoriteteve britanike përmes së cilës veç urimeve shprehen  propozime konkrete për të ndërtuar një bashkëpunim efikas në fushën e luftës kundër krimit.

 

Gjithashtu ne letër shprehet mbështetja konkrete që do t’i ofrohet Ministrisë së Brendshme në fushën e ndërtimit të kapaciteteve për Policinë e Shtetit, veçanërisht asaj kufitare, si dhe mbështetje nga kolegji i policisë së Mbretërisë së Bashkuar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *