Nis sonte në mbrëmje xhiroja e tretë e ndeshjeve të fazës së grupeve në kampionatin europian. Në orën 21:00 do të luhen dy takimet e grupit A.

Spikasin Gjermani-Zvicër e cila mund te konsiderohet një derbi i vogël duke marr në konsideratë afërsinë gjeografike dhe të kaluarën mes dy vendeve.

Pancerat kanë 6 pikë dhe janë kualifikuar për në fazën tjetër pas fitoreve me Skocinë dhe Hungarinë. Kujdesi i Zvicrës luhet vetëm për të ruajtur vendin e parë, që mund të kapet edhe me një barazim. Në fakt edhe Zvicra do të kënaqej me një barazim sepse kështu do të blindonte vendin e dytë në renditje.

Skuadra e Xhakës dhe Shaqirit nuk mundi ti mbyllë dot llogaritë kundër Skocisë, rival që i ndali në një barazim 1 me 1.

Në sfidën tjetër që luhet në të njëjtin orar Skocia dhe Hungaria luajnë për të paktën vendin e tretë në grup./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *