Subscribe

Zvicra do të japë 105 milionë franga zvicerane në formë grantesh për Shqipërinë përgjatë tre viteve, si mbështetje për të vijuar reformat.

 

Përmes Programit të Bashkëpunimit Zviceran 2022-2025, do të synohet një zhvillim ekonomik i qëndrueshëm, punësim, garantimi i një qeverisjeje demokratike dhe shërbime infrastrukturore e shëndetësore.

 

PATRICIA DANZI

AGJENCIA ZVICERANE PER ZHVILLIM DHE BASHKEPUNIM

 

“Bashkëpunimi zviceran do t’iu kushtojë vëmendje aspekteve të shumta të përjashtimit dhe do të identifikojë si duhet grupet në shënjestër. Do të kontribuojë për mundësi për të rinjtë nëpër të gjithë vendin dhe në sektorë të ndryshëm për trajtimin e migracionit. Përmes këtij programi, do të kontribuohet për një demokraci funksionale, ekonomi tregu të qëndrueshme, përmirësimin e klimës së biznesit dhe kushtet e jetesës së qytetarëve.Do të vijojmë të promovojmë reforma dhe një mjedis biznes miqësor për të rritur konkurrueshmërinë, produktivitetin dhe investimet.”

 

Duke vlerësuar mbështetjen që Shqipëria ka pasur gjithmonë nga Zvicra, ministrja Delina Ibrahimaj tha se përmes këtij programi vendi ynë do të zhvillohet më tej.

 

DELINA IBRAHIMAJ

MINISTRE E FINANCAVE DHE EKONOMISE

 

“Bashkëpunimi çon përpara projektet, të gjithë po përjetojmë një sfidë të madhe të paqes dhe sigurisë. Prioritetet e shprehura në program do të zhvillojnë më tej Shqipërinë, do të zbatojmë reformat në të mirë të qytetarëve dhe do të bëjmë progres. Mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë do të shërbejë që ekonomia të vijojë të rritet në mënyrë të qëndrueshme. Reformat do të përmirësojnë kushtet e jetesës së qytetarëve dhe do të mbështesin Shqipërinë në rrugën drejt BE.”

 

Ky program pason bashkëpunimin ekonomik dhe ndihmën që Zvicra dha për Shqipërinë përgjatë viteve 2018-2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *