Zvicerania Petra Z. dhe bashkëshorti i saj Hans Z. akuzojnë reperen kosovare, Loredana, se ka rrëmbyer rreth 660,000 euro prej tyre.

Petra ka deklaruar se është shumë e dëshpëruar pasi nuk po mund të paguaj funeralin e nënës së saj.

“Nuk po ndihem mire! Më mungojnë paratë për varrimin, kushtoi mbi 3700 euro, nuk mund të paguaj për shkak të Loredanës. Nëse nuk i kishte marrë të gjitha paratë e mia, ne do të ishim mirë financiarisht”, shtoi më tej ajo.

 “Ne gjithmonë bëjmë një buxhet në mënyrë që të kalojmë një jetë të arsyeshme. Nuk është e mjaftueshme për të lënë mënjanë diçka”, ka thënë 54-vjeçarja.

Zvicerania tani është duke kërkuar edhe ndihmë në rrjetin social, Facebook.

“Do të isha e lumtur nëse do të paguaja varrimin. Kështu që unë të mund ta paguaj atë”.

Thirrja për ndihmë është shpresa e saj e vetme për momentin, ndërkaq gjyqi kundër Loredanës është në vazhdim akoma.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *