Subscribe

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, zv.ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ku ndër të tjera bisedohej dhe për koalicionet parazgjedhore që janë regjistruar tashmë pranë KQZ-së.

Lamallari gjatë fjalës së tij u përplas me ish deputeten e LSI-së, Floida Kërpaçi e cila ndërhyri teksa zv.ministri u shpreh se të gjithë ata që sot qëndrojnë kundër Ramës nuk janë në një frymë.

Alban Dudushi: Pse kësaj here jeni vetëm dhe keni pothuajse të gjithë spektrin politik kundër? Kushdo që nuk është në listën e Partisë Socialiste, thotë ‘kam dalë të rrëzoj Edi Ramën’. Pse është kjo?

Besfort Lamallari: Po, pikërisht pra, se këto figura janë shumë por nuk janë fare në frymë dhe model të përfaqësuar në publik.

Floida Kërpaçi: E ke shumë gabim!

Besfort Lamallari: Jo, kjo është shumë e saktë se e dëshmoi dhe rezultati I fundit I zgjedhjeve

Floida Kërpaçi: … edhe për inteligjencë të gjithë qytetarëve shqiptarë …

Besfort Lamallari: Ajo që unë po them, është modeli që ofrojmë, rezultatet që premtuam

Floida Kërpaçi: Cili model? Modeli për të bashkëpunuar me të gjithë grupet kriminale..

Besfort Lamallari: Me gjithë tentativate e tyre për të stopuar proceset jetike të këtij vendi

Floida Kërpaçi: Tani, do vëmë kasetën këtu …?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *