Shqipëria është lidere për eksportet bujqësore në Ballkan. Kështu është shprehur zv.ministri i Bujqësisë Arjan Jaupllari, i cili nga studio e Quo Vadis tha se qeveria ka mbështetur çdo vit e më shumë fermerët.

 

Sipas tij, në raport me pagesat, eksportet kanë qenë të larta, ndërsa shton se po të kishte më shumë para do kishte rrjedhimisht edhe më shumë eksporte.

 

Skema kombëtare që nga viti 2013 e në vazhdim ka njohur vetëm rritje dhe ka një qëndrueshmëri sa i përket mbështetjes, rritjes së masës por edhe atyre masave të cilat kanë efektivitet në mbështetje.

 

Efektiviteti në mbështetje duket tek prodhimi që marrim. Eksportet janë rritur. Nëse këto masa kanë arritur rezultat, për perimet sot jemi lider në Ballkan, në kaq pak para. Bujqësia jep 20% të GDP dhe duhet të kishte shumë e më shumë para. Fermerët tanë janë të nxitur për të rritur prodhimin dhe eksportin. Qeveria shqiptare ka parasysh të nxisë fermerët të aplikojnë te skema për t’i ndjekur ata nga pas dhe t’i mbështesë në vazhdimësi. Këtë vit, fermerët që aplikojnë në skemë do përfitojnë të gjithë pagesën“, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *