Themeluesi i Facebook bëri publik lajmin, se ai dhe gruaja e tij Priscilla, po presin një tjetër vogëlushe. Natyrisht bëhet fjalë për një lajm shumë emocionues, por ajo që e bën edhe më të bukur është fakti se sa shumë e meriton çifti këtë gjë dhe sa ka vuajtur për ta arritur.

 

 

Gjatë herës së pare, që po përpiqeshin për të bërë një fëmijë, Mark dhe Priscilla kanë humbur 3 të tillë në aborte natyrale para se të lindnin Maksin, vogëlushen e tyre të parë. Kështu emocioni i bilionerit 32-vjeçar është i kuptueshëm ndërkohë që është shprehur se sa i lumtur është që Max dhe motra e saj që pritet të vijë në jetë do të kenë njëra-tjetrën.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *