Zjarri që ra në magazinat e qendrës tregtare “Casa Italia” në Tiranë vijon të jetë aktiv prej katër orësh. Nga informacionet paraprake, dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elekritike.
Dyshohet se shefi i rojeve të kësaj godine, një 33-vjeçar është bllokuar brenda në magazinë në momentin që ra zjarri dhe ende nuk dihet fati i tij.
Në vendngjarje ndodhen punonjës dhe automjete të shërbimit zjarrfikës, mirëpo, ende nuk është arrirë neutralizimi i zjarrit.
Në një prononcim për mediat, drejtori i zjarrfikëses, Shkëlqim Goxhaj deklaroi se flakët nuk kanë lënë pas dëme në njerëz.