Subscribe

Zjarret e shkaktuara nga dora e njeriut, kryesisht për të hapur kullota ë reja për bagëtitë, po rrezikojnë seriozisht ekzistencën e parqeve kombëtare.

Drejtori i Agjensisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Zamir Dedej, vuri në dukje edhe mungesën e stafit për të përballuar këto situata shkatërruese për mjedisin.

Sipas tij, zonat e mbrojtura monitorohen nga ekspertët, të cilët në kushtet kur zjarri del jashtë kontrollit, kërkojnë ndihmë nga Emergjencat Civile.

Dedej shton se pandëshkueshmëria është një katalizator që po nxit vendosjen e qëllimshme të zjarreve. Sipas tij janë shumë autorë, që janë identifikuar dhe nuk janë dënuar për këto krime.

Vetëm në muajin korrik në të gjithë vendin, janë shënuar plot 168 vatra zjarri, ku pjesa më e madhe kanë qenë të qëllimshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *