E shtunë, 17 Tetor 2026 Diagnozë deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Zjarri në qendrën tregtare/ Pas 29 orësh, ende asnjë shenjë nga roja 33-vjeçar

Prej pasdites së djeshme, vijon të mos gjendet asnjë shenjë e përgjegjësit të sigurimit Arjan Sala, 33 vjeç, i cili ka qenë në krye të detyrës në momentin kur magazina e një qendre tregtare në kryeqytet u përfshi nga flakët.

Ushtria ka dërguar dy grupe të specializuara për ndërhyrje. Mirëpo, pavarësisht kërkimeve, nuk ka ende asnjë shenjë nga Sala.

Reklamë

Familjarët e 33-vjeçarit pretendojnë se forcat zjarrfikëse nuk kanë bërë sa duhet për të gjetur trupin e të afërmit të tyre.

Mësohet se zjarri ka rënë në momentin që po shkarkohej një kamion me rroba, ku Arjan Sala ndërhyri për të shuar flakët, por fatkeqësisht mbeti brenda dhe u bllokua si pasojë e flakëve dhe tymit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë