Sekretari i Përgjthishëm i PD, Gazment Bardhi akuzoi ministren Ogerta Manastirliu se dokumentet në SPAK për tenderat sekretë po i dërgon me vonesë për të fshehur gjurmët.

Me anë të një postimi në “Facebook”, Bardhi deklaroi se Manastirliu për veprimet e saj po koordinohet me Prokurorinë e Posaçme, e cila nuk ndërhyn.

“Lajme të reja nga fronti i vjedhjes me tendera sekret! Bashkëpunëtorja në vjedhje e Edi Ramës ka 1 muaj që thotë në çdo media se jemi të hapur për çdo hetim, por dokumentat në SPAK i dërgon me 3 javë vonesë, vetëm pasi i vë zjarrin Ministrisë! SPAK nuk ndërhyn, pret dhe e rinjofton që nëse nuk i sjell deri javen tjetër, behu gati se do vijmë ti marrim vetë në Ministri! Koordinim perfekt i një bande hajdutësh në kohë pandemie! Gëzuar Ditën e Drejtësisë së Rilindur!”

Demokratët e akuzojnë ministren se po fsheh një zjarr të rënë në Ministrinë e Shëndetësisë, ku pretendojnë se janë djegur dokumentet e tenderave sekretë. Sipas tyre, kjo është bërë për të fshehur gjurmët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *