Ministria e Brendshme ka dhënë detaje lidhur me zjarrin e rënë mbrëmjen e kësaj të premteje në bodrumin e këtij institucioni.

 

Në një njoftim për mediat, Ministria ka sqaruar se zjarri është konstatuar nga shërbimet e sigurisë ndërsa thekson se është dëmtuar vetëm një stabilizator I energjisë elektrike.

 

Ministria thotë se të gjitha sistemet janë funksionale dhe se nuk ka asnjë dëmtim serioz.

 

“Rreth orës 20:45 në bodrumin e godinës së Ministrisë së Brendshme, Shërbimet e Sigurisë konstatuan tym. Shërbimet ndërhynë menjëherë duke shkëputur energjinë elektrike. Rezulton se është dëmtuar vetëm një stabilizator i energjisë elektrike. Ekspertët po punojnë për të përcaktuar shkaqet. Informojmë gjithashtu se të gjitha sistemet janë funksionale dhe pa asnjë problem apo dëmtim, gjithçka funksionon normalisht.”, -njofton Ministria e Brendshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *