Subscribe

Zjarri në pyllin me pisha në Drenies të Patosit vijon të jetë ende aktiv.

Forcat zjarrfikëse të Patosit dhe Fierit ndodhen afër zonës, por e kanë të pamundur të ndërhyrjnë për shkak të terrenit të vështirë.

Ata po punojne ne kushte te vështira, por për shkak të situatës se renduar, ndërhyrja nga ajri është bere e domosdoshme. Zjarri ka marrë përmasa të mëdha dhe është përhapur edhe në zonën e Mallakastrës.

Flaket vijojne te përparojë edhe ne drejtim te Lofkendit në Mallakastër dhe në pyllin me pisha te Vloshit, ndërkohë që këto janë zona të thella ku mungojnë rrugët.

të shtunën gjatë orëve të pasadites një helikopter Kugar i forcave të ushtrisë u pëërfshi në aksionin kundër zjarreve. Por ndërhyrja e tij ka qenë e pamjaftueshme opasi vatrat janë riaktivizuar  të ndihmuara edhe nga moti I nxehtë dhe era.

Deri me tani është djegur një sipërfaqe me më shumë se 100 hektarë pishe e butë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *