Numri i njerëzve të zhdukur në Kaliforninë Veriore, e cila u përfshi nga zjarret shkatërruese ka arritur në më shumë se 600 persona, ndërkohë që autoritetet lokale kanë gjetur dhe shtatë trupa të tjerë.

 

Sipas BBC, lista e personave të zhdukur është dyfishuar që nga e hëna e kaluar.

 

“Camp Fire”, zjarri më vdekjeprurës dhe më shkatërrues i shtetit, ka vrarë të paktën 63 njerëz të identifikuar dhe ka shkatërruar rreth 12,000 ndërtesa.

 

Tre persona të tjerë kanë vdekur gjithashtu nga zjarri në Ëoolsey, në jug.

 

Presidenti, Donald Trump, do të udhëtojë drejt Kalifornisë të shtunën për të parë nga afër dëmet dhe për të takuar ata që janë prekur.

 

Rreth 9,400 zjarrfikës aktualisht janë duke luftuar me zjarret në të gjithë shtetin.

 

“Camp Fire”, i cili shpërtheu tetë ditë më parë, u përhap me shpejtësi të madhe në veri, favorizuar dhe nga era, duke u lënë pak kohë banorëve për të shpëtuar./BBC

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *