Mbërrin nga Çekia helikopteri i parë në ndihmë të vendit tonë për të përballuar situtën me zjarret.

 

Ambasadori çek në Shqipëri, Jaroslav Ludva deklaroi se helikopteri do t’u vijë në ndihmë të Emergjencave Civile dhe Forcave të Armatosura për shuarjen e zjarreve në zonat më problematike.

 

“Do shikojmë nëse situata është serioze që të qëndrojmë më shumë. Kapaciteti i helikopterit 1000 litra. Kemi punuar bashkë me BE dhe jemi gati, e dimë që situata ka agrvuar në Vlorë prandaj jemi këtu që tu ndihmojmë. Në fillim ishte kërkesa e qeverisë shqiptare, kërkesa shkon në Bruksel fillimisht. Qeveria shqiptare ka kërkuar 1 helikopter nga Çekia dhe 2 nga Holanda. Unë besoj që nuk është pyetje për mua por kam besim që çdo gjë do jetë në rregull. Kemi ndihmuar para 2 vitesh me tërmetin por me helikopterët është hera e parë”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *