Greqia është një ndër vendet në Evropë që është përfshirë nga zjarre të mëdha këtë verë.

 

Në periferi të Athinës, në Vilia, pas katër ditësh luftë me flakët zjarrëfikësit arritën t’i vendosin nën kontroll. Por zjarri shpërtheu në një zonë tjetër të kryeqytetit, në Keratea.

 

Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë dy fishekzjarre që janë hedhur në drejtim të pyjevë vetëm pak para që të shpërthenin flakët.

 

Banoret e zonës thanë se panë një makinë të dyshimtë që iku më shpëjtësi pas ngjarjes. Fatmirësisht zjarret nuk rrezikojnë zona të banuara pasi erërat janë në drejtim të kundërt.

 

Në total, 461 zjarrfikës po veprojnë duke përfshirë nëntë grupe këmbësorësh,166 automjete si dhe forcat e siguruara nga Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *