Një zjarr  ka rënë  në vendin e shenjtë për të gjithë besimtarët bektashi.

 

Një vatër aktive zjarri është raportuar nga qytetarët në Kuzum Baba në Vlorë.

 

Vatra e zjarrit ka rënë në pjesën e shpatit të kodrës, në pjesën e rrugës që njihet si shkallaret, ose ndryshe shkallët që kalojnë qytetarët .Zjarri vijon të përhapet me shpejtësi si rjedhojë e erës.Flakët po marrin përsipër në shpatin e kodrës dhe deri më tani rrezikojnë vendin e shenjtë.

 

Në atë zonë ka edhe banesa, janë rreth 10 shtëpi, të cilat rrezikohen nga flakët.Momentalisht dyshohet zjarrvënie e qëllimshme nga persona të paidentifikuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.