Zjarr në zonën e Qafë Panjës, mbi fshatin Niçë malësia e Gorës të bashkisë Pogradev.

 

Burime zyrtare bëjnë me dije se zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të pyllëzuar me  ah dhe dushk.

 

Nga mengjesi i sotëm një grup i ndërmarrjes pyjore janë duke punuar për izolimin e flakëve, ndërkohë që në ndihmë të tyre janë edhe banorë të zonës.

 

Të njëjtat burime thane se drejt vatrave të zjarrit janë nisur edhe punonjës të tjerë të sektorit pyjor si dhe mjete të sherbimit zjarrfikës.

 

Zona është shumë e thellë çka sjell dhe veshtirësi në fikjen e vartave të zjarrit që për momentin kanë përfshirë një sipërfaqe jo shumë të madhe me ah e dushk.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *