Një servis automjetesh është përfshirë nga flakët në segmentin rrugor Durrës-Shijak pranë zonës së Rrashbullit.

 

Në vendngjarje ndodhen forca te shumta policie, si dhe zjarrfikëset që po punojnë për neutralizimin e flakëve.

 

Nga të dhënat e para, mësohet se nuk ka të lënduar në njerëz, por dëme të konsiderueshme materiale, pasi i gjithë servisi është përfshirë nga flakët.

 

Ndërhyrja e repartit të Zjarrfikëses ka qenë mjaft e vështirë për shkak të shpërthimeve të vazhdueshme të serbatorëve të makinave që ndodheshin në servis.

 

Ende nuk dihet shkaku i rënies se zjarrit, por policia thotë se hetimet do të nisin menjëherë pas vënies nën kontroll të situatës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *