Një apartament në zonën e “Komunës së Parisit” u përfshi nga flakët mesditën e kësaj të hëne.
Banorët e pallatit u evakuuan menjëherë dhe nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve.
Shkak për rënien e zjarrit dyshohet se është bërë një shkëndijë te transformatori elektrik. Hyrja që u dogj shërbente si zyrë pune.
“Më datë 20.01.2025, rreth orës 11:05, në rrugën ‘Tish Daija, ka rënë zjarr në katin e katërt të një ndërtese. Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit. Shërbimet e Policisë po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve”, njoftoi policia.
Grupi Hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit./vizionplus.tv