Rrjedhja e një bombole gazi dhe përfshirja nga flakët ka alarmuar një familje në Korçë.

Ngjarja ka ndodhur në një nga apartamentet e një pallati 5-katësh në Korçë duke shkaktuar dëme materiale. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si dyqanet e gurta të Korçës në një nga apartamentet e katit të dytë, teksa cifti i bashkëshortëve pronarë të tij ndodheshin brenda në banesë.

Sipas të dhënave, pronari kishte mbushur bombolën e gazit të cilën e përdornin për gatim dhe më pas e kishte ndezur, por si pasojë e rrjedhjes ajo është përfshirë nga flakët. I alarmuar ai e ka nxjerrë në ballkon dhe aty ka nisur të shtohet edhe zjarri.

Ndërkohë cifti i bashkëshortëve kanë mundur të dalin nga banesa dhe fatmirësisht nuk janë lënduar, por janë shkaktuar disa dëme materiale. Menjëherë është sinjalizuar edhe zjarrfikësja ndërsa policia po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *