Tre raste zjarresh me pasoja janë regjistruar këtë fundjavë në zonën e mbetur me pak gjelbërim në kodrat reth qytetit të Korçës. Të paktën 5 hektarë me kullotë, shkurre e pemë të porsa mjella, u dëmtuan nga një vatër zjarri e krijuar ditën e premte në afërsi të varezave të dëshmorëve.

 

Dy vatra të tjera zjarri u regjitruan të dielën  në vargmalin e Moravës. Njëra në një pllajë me pisha  në afërsi të një vendi të shenjtë  dhe tjetra në kodrat pranë fshatit Dvoran, reth  3 kilometra  larg qytetit të Korçës.

 

Kjo vatër zjarri raportohet të ketë dëmtuar reth 2 hektarë toke bujqësore të mbjella me rrush dhe pemë dushku. Mjetet zjarrfikëse dhe forca të shumta  me punonjës të shërbimeve publike janë në një gjendje emergjence për shuarjen e zjarreve të një pasnjëshme.

 

Burime të rezervuara pranë policisë Korçë, thanë se kanë filluar hetime të posaçme rreth këtyre zjarrvënieve që nuk janë regjistruar edhe në stinën e verës në zonën e Korçës.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *