Subscribe

Ambjentet e Kopshtit “Besëlidhja” në qytetin e Lezhës janë përfshirë nga zjarri.

 

Flakët kanë rënë në pjesën e brendshme të këtij institucioni në kohën që kishin ardhur aty fëmijet e parë.

 

Menjëherë është bërë evakuimi i fëmijeve të vegjël nga kopështi pa i shkaktuar atyre asnjë problem.

 

Edhe nga personeli i kopështit në Lezhë nuk ka asnjë të lënduar.

 

Ende nuk dihet shkaku I rënies së zjarrit në kopështin “Besëlidhja”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *