Subscribe

Mijëra protestues janë mbledhur në rrugët e kryeqytetit të Zimbabves, për të kërkuar dorëheqjen e presidentit Robert Mugabe, i cili ka dominuar skenën politike të vendit që nga viti 1980.

 

Tubimi është mbështetur nga ushtria, e cila sipas mediave mendohet se është organizatorja e një grushti shteti, pak ditë më parë.

 

E ndërsa protesta paqësore ka nisur, mediat raportojnë se qindra njerëz po festojnë fundin e Mugabes, pasi mbështetja e ushtrisë duket se e bëri më të dukshme përfundimin e epokës së qeverisjes të presidentit legjendar.

 

Edhe degët rajonale të partisë qeverisëse dhe anëtarë të partisë në pushtet, të cilët deri vitin e kaluar kishin shprehur besnikërinë e tyre ndaj presidentit, deklaruan se ka ardhur koha që 93 vjeçari, të largohet nga posti i tij.

 

Mugabe është diktatori më i vjetër në botë. Ai njihet si një tiran i pamëshirshëm i ditëve moderne që refuzon të japë dorëheqjen, pavarësisht thirrjeve në rritje për largimin e tij.

 

Edhe pse Zimbabve është një vend i pasur me minerale, vendi është i zhytur në varfëri ekstreme.

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *