Subjektet kryesore politike në Maqedoninë e Veriut kanë nisur bisedimet për koalicione të mundshme ndërsa në 12 prill do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela ka bërë thirrje që qytetarët të reflektojnë për votën e tyre duke u treguar i ashpër me BDI-në e Ali Ahmetit.

 

Sela ka kritikuar faktin që shqiptarët trajtohen si një pakicë, edhe pse përbëjnë 1/3 e popullsisë se vendit.

 

Kreu i Aleancës për shqiptarët ka theksuar se ka ardhur koha qe shqiptarët të konsiderohen si një faktor politik tashmë në Maqedoninë e Veriut dhe se duhet të jenë më të bashkuar në votën e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *