Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku shprehet se korrupsioni në Shqipëri ka arritur në pikën nevralgjike dhe se është i gjithëpranishëm. Sipas Tabakut, PPP ka shkatërruar tregun dhe ka bërë të pamundur konkurrencën.

Në një postim në “Facebook”, Tabaku shkruan se investitorët e huaj ballafaqohen me raste korruptive dhe kërkesa për pagesa të tilla.

“Jo rastësisht DASH evidenton situatën e rëndë të Shqipërisë në raport me investimet e huaja. Korrupsioni është një pikë nevralgjike që lidhet me mungesën e dëshirës për investime të huaja kjo e shoqeruar me Mungesen e transparencës sidomos në prokurimet publike ka sjelle Kontrata të vështira për tu zbatuar. Korrupsioni më qeveri dhe mbi të gjitha tendera është i gjithëpranishëm dhe bashkë me Rritjen e pakontrolluar të kontratave PPP ka shkatërruar tregun dhe ka bërë të pamundur konkurencën. Jemi vendi më i korruptuar në rajon sipas Transparency International, kemi renditjen më të keqe për përthithjen e sipërmarrjeve inovative dhe gjithashtu përkeqesohemi nga viti në vit në Doing Business.  Zi e më zi e kanë çuar Shqipërinë; korrupsioni alarmant, koncesionet abuzive dhe PPP-të që kanë shkatërruar tregun e lirë. Kjo nuk është e ardhmja e Shqipërisë as e ardhmja e shqiptarëve që humbasin vendet e punës. Shqipëria në punë është besimi, vizioni dhe beteja jonë!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *