Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
10 September 2026
Vizion fokus

Si po i ndihmon Al-Kaida sulmet e militantëve në...

E ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-së takohet...

Gogu: Një shtet teknologjikisht më i zgjuar nuk duhet...

Prokuroria: Thaçi tentoi ta pengonte procesin gjyqësor duke ndikuar...

Tmerr në mes të restorantit, avokati tenton të vrarë...

Bombardim me 35 gjuajtje në portë! Dominimi i frikshëm...

Reforma territoriale, Komisioni Europian për Vizion Plus: S’është kusht...

Operacion antidrogë në Kolonjë, arrestohet çifti i bashkëshortëve, kishin...

Trump: 5 mijë dollarë për çdo të rritur amerikan,...

Një gol më shumë, 21 më pak! Ronaldo i...

Zhgënjim/ Shqipëria e fundit, humbja ndaj Ukrainës na zbret në Ligën C, Sylvinho: Duhet të përmirësohemi

20 Nëntor 16:15

Shqipëria e mbylli në mënyrën më të keqe të mundshme fazën e grupeve të ligës së kombeve.

Kuqezinjtë u mundën nga Ukraina 2 me 1 në shtëpinë tonë dhe u renditën të fundit në grupin B1, çka do të thotë zbritje në ligën C.

Disfatë e rëndë për skuadrën e Silvinjos e cila  sidomos në pjesën e parë zhvilloi një nga ndeshjet më të dobëta të viteve të fundit.

Lëvizjet në formacion të trajnerit nuk funksionuan, ndërsa skuadra u trondit që në fillim nga dy gola të shpejtë të shënuar nga Zincenko dhe Jaremcuk.

Shqipëria nuk iu përgjigj dot në asnjë moment gjatë pjesës së parë dinamizmit, qarkullimit të saktë të topit dhe veprimeve të shpejta të miqve duke e kthyer portierin Trubin në një spektator.

Ndryshe pjesa e dytë ku në sajë të aktivizimit të Nedim Bajramit, Hoxhës dhe Uzunit në vend të Asanit, Mucit dhe Dakut, por edhe dëshirës për të dhënë më të mirën kuqezinjtë ishin më të pranë portës kundërshtare, duke krijuar disa mundësi me Uzunin dhe Bajramin.

Sulmuesi i Granadës fitoi edhe penalltinë madje që u transformua në gol nga Bajrami në minutën e  75, episodë që dha përshtypjen se do ta karikonte më shumë ekipin për të shmangur humbjen dhe rënien në ligën C, por kjo gjë nuk ndodhi.

Ky rezultat zhgënjyes u lexua qartë edhe në humorin dhe qëndrimet e trajnerit Silvinjo, i cili fajësoi grupin e vështirë sipas tij për dështimin, por pranoi se Shqipëria duhet të përmirësohet sidomos sa i takon personalitetit.

“Eksperienca është pjesë e së gjithës, kur rritesh në nivele gjen ekipe që nuk të falin në gabime që mund të bësh. Ne duhet të përmirësohemi, të gjejmë ekuilibër për skuadrën, duhet të punojmë shumë. Nuk mund të flas për lojtarët sepse çdo gjë që kemi kërkuar në fushë e kanë bërë. Ishte një grup shumë i vështirë, ndoshta më i keqi që mund të kishim. Nuk është e lehtë të përmbysësh një rezultat, pavarësisht se jemi munduar dhe kemi qenë më brenda me ekipin në pjesën e parë. Duhet të përmirësohet qasja përsa i përket personalitet, si futemi në lojë. Ndeshje të tilla të kushton shumë. Është proces rritje dhe duhet të vazhdojmë të përmirësohemi”, tha trajneri Sylvinho.

Në takimin tjetër të grupit B1, Çekia mundi 2 me 1 Gjeorgjinë dhe e mbylli grupin në krye me 11 pikë, Ukraina e dyta me 8 pikë, Gjeorgjia dhe Shqipëria me 7 pikë, por kuqezinjtë për shkak të golavarazhit më të dobët u renditën të fundit dhe në edicionin e ardhshëm të ligës së kombeve do të luajnë në ligën C,  ndryshe nga Çekia që siguroi kalimin në ligën A.

Posted Under:
Anash Sport
Tagged:
ndeshje Shqipëri Ukraine

Nga e njëjta kategori

Bllokohet “Rolls-Royce” në Lezhë, nis hetimi pasuror për pronarin që jeton në Britani

më shumë...

Si po i ndihmon Al-Kaida sulmet e militantëve në Pakistan

më shumë...

Tensionet në protestën e djeshme, 1 i arrestuar dhe 15 nën hetim

më shumë...

Zjarri në malin e Cerujës në Klos, vijon operacioni nga toka për neutralizimin e flakëve

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

12:07

Bllokohet “Rolls-Royce” në Lezhë, nis hetimi pasuror...

12:02

Si po i ndihmon Al-Kaida sulmet e...

11:58

Tensionet në protestën e djeshme, 1 i...

11:36

Ngërçi me pagat, 20 gjyqtarë e drejtues...

11:31

Zjarri në malin e Cerujës në Klos,...

11:27

Kapen dy autobusë me mish e peshk...

11:16

E ngarkuara me punë e Ambasadës së...

11:15

Ngërçi i pagave, gjykatat në “bojkot”! Durrësi,...

11:09

Gogu: Një shtet teknologjikisht më i zgjuar...

10:55

Emra modernë dhe unikë për vogëlushin ose...

10:53

Prokuroria: Thaçi tentoi ta pengonte procesin gjyqësor...

10:43

Kush është “gruaja e bletëve”, që u...

10:38

Sadushi: Pavarësia e gjyqësorit nuk negociohet, zhbllokoni...

10:33

Tmerr në mes të restorantit, avokati tenton...

10:25

Mbledhja e jashtëzakonshme e gjyqtarëve për pagat,...

10:09

Bombardim me 35 gjuajtje në portë! Dominimi...

10:08

Reforma territoriale, Komisioni Europian për Vizion Plus:...

10:05

Shpërthimi në karburantin “Eida” ende pa version...

10:01

Operacion antidrogë në Kolonjë, arrestohet çifti i...

9:54

Dhunohet drejtori i Ujësjellësit të Elbasanit, Luan...

Më të klikuarat

  • Larje hesapesh?! Ekzekutohet 35-vjeçari shqiptar në Itali, u...
  • Ia lidhën duart dhe e qëlluan nga afër, detaje tronditëse ng...
  • Kolegu humbi jetën, vetë mbeti i plagosur në aksionin për ka...
  • Tmerr në mes të restorantit, avokati tenton të vrarë ish-gru...
  • Autobusët përplasen kokë më kokë në Selanik, marrin para sta...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.