Barcelona mori humbjen e parë nën drejtimin e teknkut Ronald Kuman pasi mbërmjen e të shtunës u mund me shifrat  1-0 nga Getafe, një skuadër  surprizë në fakt e edicionit të kaluar, e cila edhe këtë vit konfirmohet si një kundërshtar i fortë i skuadrave spanjolle. Ndeshja u vendos nga një penallti e Mata në fillimin e pjesës së dytë. Pas kësaj tekniku Kuman provoi të ndryshonte, duke hedhur në fushe lojtarë si Fati e Breithuejt, por sërish katalansit e kishin të vështirë të gjenin  hapësira dhe rrugën e rrjetës, duke e mbyllur sfidën me një humbje të hidhur, që vjen menjëherë pas barazimit me Sevijën.

 

Edhe Real Mardid, nga ana tjetër humbi me një prej kundërshtarëve më të lehtë në letër si Kadizi. Madrilenët u dukën qartë që nuk ishin në formën më të mirë pasi miqtë arritën  të mbronte mirë rezultatin duke kundërsulmuar jo pak hërë. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 16-të me anë të Lozanos që goditi bukur drejt portës dhe la në vend portierin Kortua.

 

Trajneri  Zidan në pjesën e dytë kërkoi të ndryshonte disi mënyrën e lojës pasi ndërroi 4 lojtarë si  Ramos, Modriç, Isko e Lukas Vaskez. Por edhe kjo nuk pati ndikim tek madrilenët, duke shënuar kështu humbjen e parë të këtij sezoni. Megjithatë skuadra e drejtuar nga Zidan sërish e sheh veten në krye të klasifikimit me 10 pikë së bashku me Getafen, Kadiz dhe Granada, ndërsa Barcelona është në ndjekje të tyre me 7 pikë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *