Turqia ka nisur hetimet për zhdukjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, kritik i princit të kurorës së Arabisë Saudite Mohammed bin Salman, i cili nuk është bërë më i gjallë që nga e marta pasi hyri në konsullatën saudite në Stamboll.

 

Miqtë dhe kolegët e tij tij thanë për mediat se analisti i gazetës “Uashington Post” i cili jeton në SHBA, hyri në ambientet e konsullatës rreth orës 13 me orën lokale ku do të merrte një dokument për martesë, dhe më pas u zhduk.

 

Turqia pretendon se gazetari saudit Jamal Khashoggi mund të jetë vrarë javën e kaluar nga një ekip saudit prej 15 anëtarësh i dërguar “posaçërisht për vrasjen e tij.”

 

Zyra e prokurorit publik e Stambollit ka nisur hetimet, pasi faktet tregojnë se Khashoggi nuk u largua kurrë nga konsullata. Të mërkurën, Ministria e Jashtme turke thirri ambasadorin e Arabisë Saudite dhe kërkoi një shpjegim për zhdukjen.

 

Nga ana tjetër sauditet kane mohuar me forcë se Khashoggi është ndalur në konsullatë. Në një intervistë për mediat Princi i Kurorës Mohammed bin Salman tha se gazetari ishte larguar nga konsullata pak pasi mbërriti . Megjithatë zyrtarët sauditë ende nuk kanë ofruar ndonjë prove për te vërtetuar këtë pretendim.

 

Khashoggi ka jetuar në mërgim në SHBA që nga viti 2017, pas frikës për arrestimin e tij për pikëpamjet kritike ndaj princit kurorë të Arabisë, Mohammed bin Salman.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *