Ajo është në prag të lançimit të albumit të saj të gjashtë. Ndërkohë që fansat prisnin daljen e tij, Taylor Swift ka boshatisur rrjetet e saj sociale.

 

 

Këngëtarja numëronte plot 102 milionë ndjekës vetëm në Instagram, ndërkohë që të premten në mëngjes të gjitha llogaritë e saj kanë qenë të boshatisura.

 

 

Kjo ka bërë që fansat e saj të shqetësohen dhe të ngrejnë dyshimet e tyre se përse këngëtarja ka shkuar deri në këtë vendim. Ende nuk dihen arsyet e kësaj zgjedhjeje, por një tjetër pistë ngre dyshimet se fshirja e rrjeteve sociale mund të jetë dhe vepër e hakeruesve.

 

 

Këngëtarja ende nuk ka bërë asnjë komunikim publik në lidhje me këtë gjë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *