Policia e Tiranës kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një të moshuari, i cili është larguar nga banesa.

 

Sipas policisë personi që kërkohet është shtetasi Gani Qordja, 84 vjeç, banues në rrugën “Todi Shkurti”, ku ndër të tjera bëhet me dije se i moshuari është larguar nga banesa më datë 18 shtator dhe nuk është kthyer më.

 

84-vjeçari në momentin që ka dalë nga banesa mbante të veshur një këmishë ngjyrë gri, pantallona të errëta dhe në kokë mban një kapele ngjyrë gri.

 

Policia thekson se çdo qytetar që ka informacion të nevojshëm të telefonoj në numrin e Sallës Operative Tiranë 069 411 0202 dhe në numrin e telefonit 0692224652.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *