Naftëtarët e Ballshit arritën këtë të premte një marrëveshje me qeverinë.

Pas përfundimit të takimit, kryeministri Edi Rama u shpreh se paga mujore prej 400 mijë lekësh të vjetra për 1 vit nuk ka qenë një vendim i lehtë, për shkak të situatës së krijuar nga pasojat e koronavirusit. Mirëpo, pavarësisht të gjithave, ai shtoi se ishte vendimi i duhur.

Kreu i qeverisë theksoi se po bisedon me 3 kompani të rëndësishme gjithashtu për të rivënë në punë rafinerinë.

“Ajo që kemi vënë në dispozicion si mbështetje për 870 naftëtarë dhe punonjës të rafinerisë, është pritur me shumë pozitivitet nga ana e tyre. Natyrisht që në këtë kohë kaq të vështirë, ku duhet të kalkulojmë çdo ditë, asi asnjëherë më parë në eksperiencën time në këtë detyrë, për të qenë largpamës, nuk është e lehtë, por jemi të bindur që kemi bërë qenë e duhur duke vendosur një pagë 55 mijë lekë bruto, dhe 40 mijë lekë neto, që të kenë sigurimet dhe garancinë e një page mjaft të arsyeshme duke marrë parasysh dhe situatës që po kalojmë.  Më lejoni të shijoj këtë moment pozitiv dhe njerëzor, kur kemi qarë halli bashkarisht si një familje dhe kemi materializuar moton tonë që askush nuk do të jetë vetëm dhe gjithçka që është e mundur nga ana jonë, do të bëhet për këdo. Nuk jemi dorëzuar për gjetjen e investitorit, kërkon investime se është një rafineri e vjetër, se çdo të bëjmë më pas do e bëjmë nesër. Vazhdojmë procesin, u kemi dhënë kohë për të marrë frymë lirisht dhe në momentin që do të jetë investitori dhe do të vihet rafineria ato s’do të kenë më nevojë për këto paga. Jemi në kontakt me 3 kompani dhe janë komopani të mëdha dhe të rëndësishme”, deklaroi Rama.

Naftëtarët do të marrin një pagë mujore prej 400 mijë lekësh të vjetra për një periudhë 1-vjeçare, si dhe do t’iu paguhen sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *