Pak nga pak të gjitha shtetet europiane po regjistrojnë raste të koronavirusit.

Pas izolimit të një hoteli në Tenerife pasi një mjek Italian doli pozitiv, një tjetrë rast është shënuar në Spanjë.

Bëhet fjalë për një 36 vjecare italiane që ndodhet në Barcelonë.

Sipas mediave lokale spanjolle, vajza kishte ardhur nga veriu I Italisë, zonë ku ka përhapje koronavirusi.

Ndërkohe autoritetet shëndetesore në Zvicer konfirmuan praninë e koronavirusit edhe në këtë vend.

Pacienti I parë pozitiv është shtruar në spital në kantonin Ticino.

Këtë të martë ishin evidentuar rastet e para me koronavirus edhe në Kroaci dhe Austri, në të dyja rastet me qytetare që vinin nga veriu i Italisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *