Subscribe

Pas dështimit të arritjes së një marrëveshje për zgjedhoren, brenda 31 Majit, afatit të vendosur nga vetë mazhoranca dhe opozita jashtë parlamentit, reagon Yuri Kim.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, i kërkon palëve politike se është koha të heqin dorë nga këmbëngulja për kërkesa të pamundura apo nga vendosja e kushteve të reja.

YURI KIM

AMBASADORE E SHBA-së

Të gjitha palët kanë treguar bashkëpunim dhe janë ekstremisht shumë pranë. Ju vendosët një qëllim, vendosët si afat 31 Majin. Tashmë është koha të ndaloni së insistuari për pozicione jo të zbatueshme, apo edhe vendosjen e kushteve të reja.

Me kërkesën që reforma zgjedhore të jetë produkt i konsensusit, apeli i diplomates amerikane për politikën është.

YURI KIM

AMBASADORE E SHBA-së

Është koha të mbani fjalën tuaj para popullit shqiptar. Është koha të jepni rezultate.

Me theksin e arritjes së një dakordësi në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODHIR, ambasadori i Bashkimit Evropian, i kujton palëve politike se një zgjedhore me konsesus është një nga kushtet që Shqipëria duhet të përmbushë për të hapur negociatat e integrimit.

LUIGI SORECA

AMBASADOR I BE-së

Reforma Zgjedhore në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE/ODHIR është kusht i domosdoshëm për të ecur përpara në integrimin Evropian. Një marrëveshje e menjëhershme nga të gjitha palët në Këshillin Politik është e mundshme dhe duhet të arrihet tani për të nisur negociatat e pranimit në Bashkimin Evropian sa më shpejt që të jetë e mundur.”

Me gjithë lëvizjet dhe apelet e diplomatëve amerikanë dhe të Bashkimit Evropian, ato nuk mundën të prodhonin një zgjedhore të pranuar nga mazhoranca dhe opozita brenda afatit të 31 Majit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *