Kryeministri Edi Rama u prononcua për mediat për dështimin e mbylljes së reformës zgjedhore brenda 31 majit.

Në fjalën e tij para gazetarëve, Rama tha se produkti është në tavolinë dhe shtoi se mazhoranca është e hapur nga ana e saj për diskutime.

Ai shprehu keqardhje për faktin që ambasadorëve u duhet ende të bëjnë takime me palët politike për të zgjidhur çështjet e mbetura pezull.

“Duke qenë se në këtë proces janë përfshirë edhe partnerë, miq të Shqipërisë, nuk dëshiroj të bëj komente përpara se të flasin dëshmitarët. Unë kam diturinë e plotë dhe këndvështrimin tim për ecurinë e procesit, por ajo që na duhet është të bëjmë sa më pak polemika e lagu, s’e lagu. Nga ana jonë, besojmë se produkti është aty, i plotëson të gjitha kushtet. Ka palë që mendojnë se me ligjin e reformës fitohen zgjedhjet. Nuk është e vërtetë, zgjedhjet fitohen me votën e popullit. Apo që sistemi bën mrekullira. Është thjesht çështje e respektimit të standardeve. Më vjen keq që në 2020 duhet të ketë ende ambasadorë që hyjnë e dalin nëpër seli për të bërë një marrëceshje apo negociata. Duhej ta kishim bërë vetë prej kohësh, por duke qenë se palët e tjera kanë nevojë edhe për këtë element për të pasur garanci, nuk ka problem.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *