Vizion Plus Tring
Your browser does not support the video tag.
Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
20 May 2025
Vizion fokus

100 ditë në paraburgim, Veliaj: Mall për secilin prej...

“Hajde këtej nga unë”, qytetarët vrapojnë të tmerruar, momenti...

Krim pasioni në Bruksel, e dashura e drejtuesit të...

Përplasje mes Izraelit dhe Evropës, Netanyahu i përgjigjet ashpër...

VIDEO/ Nuk pranoi të paguaj shezlong, momenti tronditës kur...

Kanabisi u kultivua në Shkodër, do transportohej drejt Greqisë!...

Ekzekutohet 29-vjeçari në Durrës, u qëllua sapo parkoi makinën,...

OKB ngre alarmin: 14,000 foshnja mund të vdesin në...

I dyti më i votuari në listën e hapur...

Detaje nga atentati në Durrës, 29-vjeçari i ekzekutuar rezulton...

Zgjedhjet vendore në Maqedoninë e Veriut, më shumë se gjysma e komunave pritet të shkojë në balotazh

18 Tetor 14:52

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) i shpalli rezultatet e para të zgjedhjeve vendore të së dielës.

Rezultatet e Zgjedhjeve Live

Sipas këtyre rezultateve paraprake, pritet të ketë raund të dytë për zgjedhjen e kryetarëve në më shumë se gjysmën e komunave, nga 81 që janë gjithsej.

Ndërsa në 26 komuna gara ka përfunduar. Ndërkohë, pritet të përfundojë numërimi i votave në komunat e mbetura.

Nga partitë shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim ka fituar garën në dy komuna qysh në raundin e parë, edhe atë në Saraj të Shkupit, në Likovë, në veri të vendit dhe në Pllasnicë, afër Kërçovës.

Fituesit në qytetet më të mëdha si Tetova, Gostivari, Struga, Kërçova, komuna e Çairit në Shkup të cilat pritet të drejtohen nga shqiptarët, do të dihen pas balotazhit të 31 tetorit.

Si partitë maqedonase edhe ato shqiptare e festuan mbrëmë në sheshe të qyteteve atë që e quajtën fitore në zgjedhje, por sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, do të ketë raund të dytë në komunat ku partitë shpallën fitore.

Nga ana tjetër, rezultatet mund të pësojnë ndryshime nëse miratohen ankesat e paraqitura për parregullsi në proces.

Në Tetovë, në balotazh shkojnë Teuta Arifi e BDI-së e cila garon për mandatin e tretë dhe Bilall Kasami i Lëvizjes Besa.

Në Gostivar, Arben Taravari i Aleancës për Shqitarët dhe Alternativës, i cili garon për një mandat të dytë dhe Nevzat Bejta i BDI-së.

Në Strugë do të përballen Ramiz Merko i BDI-së me Idri Istrefin e Aleancës për Shqiptarët, në Kërçovë, Fatmir Dehari i BDI-së do të ketë për rival në balotazh një kandidat të VMRO-DPMNE-së.

Balotazhi në Çair do të nxjerrë fituesin midis Visar Ganiut të BDI-së, i cili garon për mandatin e dytë dhe Bekim Sali të Alternativës dhe Aleancës, ndërkohë që në Dibër (të Madhe) në raundin e dytë përballen Bekim Pocesta i Aleancës për Shqiptarët dhe Hekuran Duka i BDI-së, i cili garon për mandatin e dytë.

Raundi i dytë pritet me interes edhe për vetë kryeqytetin, përkatësisht për komunën e Shkupit, ku Danella Arsovska e deklaruar si kandidate e pavarur, por e mbështetur nga VMRO-DPMNE-ja e opozitës dhe Aleanca me Alternativën, mori mbi tre mijë vota më tepër se Petre Shilegov i Lidhjes Social Demokrate, i mbështetur edhe nga partitë shqiptare në pushtet, BDI dhe Lëvizja Besa. Zoti Shilegov garon për një mandat të dytë.

Në bllokun politik maqedonas zgjedhjet e 17 tetorit favorizuan VMRO-DPMNE-në në disa prej komunave të rëndëishme si Ohri, Manastiri, Prilepi, Velesi, Shtipi dhe disa nga komunat e Shkupit (kryeqyteti ka tetë komuna), të cilat nga viti 2017 ishin nën drejtimin e socialdemokratëve (LSDM).

Zgjedhjet vendore të së dielës ishin të shtatat që nga pavarësia e Maqedonisë së Veriut. Si në çdo cikël tjetër zgjedhor edhe këtu individët pothuaj se nuk vijnë në shprehje nga përfaqësuesit e partive politike, përveç rastit të Kumanovës ku Maksim Dimitrievski, ish-zyrtar i LSDM-së dhe kryetar aktual i komunës, do të shkojë në balotazh me kandidatin e LSDM-së.

Rreth 49% e elektoratit prej 1 milion e 825 mijë votuesve dolën në zgjedhjet lokale të së dielës. Zgjedhjet u vëzhguan nga 165 përfaqësues të misionit ODIHR të OSBE-së, dhjetra zyrtarë të ambasadave të huaja dhe disa qindra vëzhgues të organizatave joqevertitare. ODIHR do të bëjë vlerësimet e para të hënën pasdite lidhur me procesin./VOA

Posted Under:
Kryesoret Politike Rajoni
Tagged:
balotazh Komuna zgjedhje

Nga e njëjta kategori

100 ditë në paraburgim, Veliaj: Mall për secilin prej jush! Po pengohem forcërisht të bëj detyrën, do ndjek rrugën ligjore për të siguruar lirinë

më shumë...

“Hajde këtej nga unë”, qytetarët vrapojnë të tmerruar, momenti i vrasjes së 29-vjeçarit në Durrës (VIDEO)

më shumë...

Kanabisi u kultivua në Shkodër, do transportohej drejt Greqisë! Kush janë dy të arrestuarit që u kapën me 60 kg drogë

më shumë...

Ekzekutohet 29-vjeçari në Durrës, u qëllua sapo parkoi makinën, gjendet e djegur makina e autorëve

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:10

Xhepat plot! Këtë javë 3 shenja Horoskopi...

11:59

100 ditë në paraburgim, Veliaj: Mall për...

11:42

Makina përplaset me motorin në Korçë, një...

11:33

“Hajde këtej nga unë”, qytetarët vrapojnë të...

11:32

Krim pasioni në Bruksel, e dashura e...

11:15

Përplasje mes Izraelit dhe Evropës, Netanyahu i...

11:04

Aksident te “Shkalla e Tujanit”, përplasen dy...

10:59

VIDEO/ Nuk pranoi të paguaj shezlong, momenti...

10:58

Kanabisi u kultivua në Shkodër, do transportohej...

10:51

Ekzekutohet 29-vjeçari në Durrës, u qëllua sapo...

10:43

FOTO/ Ndryshimi drastik i personazhit të famshëm...

10:33

“Ndërhyri në disa dosje duke mbështetur kriminelët”,...

10:14

OKB ngre alarmin: 14,000 foshnja mund të...

10:08

Tradhti jashtë Ferma VIP? Alba paralajmëroi “tërmet”...

9:55

VIDEO/ Sekuestrohen 60 kg kanabis, 2 të...

9:51

I dyti më i votuari në listën...

9:42

Detaje nga atentati në Durrës, 29-vjeçari i...

9:37

Horror në Francë, ponari i restorantit vret...

9:31

Përvjetori i martesës me Princ Harryn, Meghan...

9:31

Sekuestrohen pasuri me vlerë 228 mijë euro,...

Më të klikuarat

  • Video virale/ Burri demaskon gruan e tij në festën e ditëlin...
  • Tradhti jashtë Ferma VIP? Alba paralajmëroi “tërmet...
  • “I thashë nuses merr valixhet ik te nëna jote”/ Bashkëshortj...
  • Autizmi virtual po prek fëmijët, shkak përdorimi pa kriter i...
  • Dielli kalon te Binjakët, Meri Gjini bën parashikimin e Horo...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
Website Design Company in BangladeshHigh Risk Solutions Merchant Account Services