Ne 22 korrik demokratet do te zgjedhin kryetarin e tyre për 4 vitet e ardhshme. Dy nënkryetaret e partisë Edi Paloka dhe Edmond Spaho kane firmosur vendimin qe detajon procesin zgjedhor ne partine me te madhe te opozitës. Sipas këtij vendimi, kandidaturat per postin e kryetarit duhen depozituar deri ne datën 2 korrik dhe data e zgjedhjeve është 22 korriku. Pas publikimit te këtij vendimi, ka ardhur reagimi i pare nga grupi i kritikeve te Bashes. Anëtarja e kryesisë Majlinda Bregu, ka theksuar se para caktimit te datës se zgjedhjeve duhet te miratohen garancitë per garën. “Po gaboni! Të shpallësh një garë në mbi 40 grade, tamam kur dynjaja se ka mendjen fare tek ky hall dhe ta bësh këtë, pa bërë një mbledhje të të paktën atyre që u fshinë e atyre që u graduan në një mesnatë, pa përcaktuar në një udhëzim se cilat janë garancitë për kandidatët që do hyjnë në garë, pa caktuar standardet për zgjedhje të lira e të ndershme brenda partisë tënde, është jo demokratike! Është njëlloj sikur Lulzim Basha të hynte në zgjedhje parlamentare pa kod zgjedhor! “ shkruan ne nje postim ne rrjetet sociale Bregu.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *